Ndërlidhjet

RAMALLAH


Forcat izraelite ndërmorrën sot një seri sulmesh mbi ndërtesat e sigurisë së Autoritetit palestinez, në qytetet Ramallah, Nablus dhe Tulkarem.
Zyrtarë palestinezë thonë se Jaser Arafati ndodhej në njërën ndër ndërtesat e bombarduara nga izraelitët, por saktësojnë se ai nuk është lënduar.
Avionët izraelitë vunë në shënjestër edhe komplekse palestineze të sigurisë në qytetin e Gazës dhe kampin për refugjatë të Khan Junis.
Burime spitalore palestineze, raportojnë për të paktën tre të vrarë dhe 120 të plagosur.
XS
SM
MD
LG