Ndërlidhjet

KANDAHAR


Aeroplanët amerikanë kanë bombarduar sot aeroportin e Kandaharit si dhe objektiva talibane në malet në jug të qytetit. Ndërkaq, autoritete lokale në Xhelalabad, thonë se qindra trupa anti-talibane kanë lënë qytetin për t’u zhvendosur në Tora Bora, në kërkim të luftëtarëve të organizatës terroriste Al-Kaida, që besohet se fshihen në guvat e këtij rajoni malor. Të tjerë komandantë në provincën Nangahar, thonë se është plagosur gjatë një sulmi ajror të aviacionit të Shteteve të Bashkuara, egjiptiani Ajman Al-Zavahri, ndihmësi më i afërt i Osama bin Ladenit, kurse është vrarë krye-financieri i Al-Kaidës, Ali Mahmud.
Raporti nuk konfirmohet nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG