Ndërlidhjet

BON


Udhëheqësit afganë në konferencën e Bonit, kanë miratuar projekt-kornizën e qeverisë së përkohshme pas-talibane me bazë të gjerë.
Katër fraksionet afgane po punojnë aktualisht mbi një listë me emrat e 150 kandidatëve të cilët konkurojnë për 29 postet e qeverisë së përkohshme.
Pas kësaj, me pëlqimin e mediatorëve të Kombeve të Bashkuara, do të deklarohet përbërja e kabinetit të ri. Administrata e përkohshme, e cila do të mbështetet nga një forcë shumëkombëshe sigurie, do të qeverisë për gjashtë muaj, e më pas do të zëvendësohet nga një qeveri kalimtare me bazë të gjerë.
XS
SM
MD
LG