Ndërlidhjet

SHKUP


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup, njofton se Uashingtoni ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare dhe lëvizjet në Amerikë, të dy grupimeve shqiptare të cilat refuzuan marrëveshjen e Ohrit. Bëhet fjalë për Armatën Kombëtare Shqiptare dhe Komitetin Kombëtar për Clirimin dhe Mbrojtjen e Trojeve Shqiptare.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë cdo grupim ekstremist të përfshirë në dhunë, nxitjen e konflikteve etnike dhe akte të tjera obstruktive, që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Maqedoni dhe rajon” – thuhet midis të tjerash në kumtesën e lëshuar nga ambasada amerikane në Shkup.
XS
SM
MD
LG