Ndërlidhjet

BERLIN


Sot në Berlin filloi konferenca ndërkombëtare dy-ditëshe për kordinimin e ndihmës për Afganistanin.
Takimi do të shqyrtojë krizën me refugjatët afaganë dhe këthimin e tyre, problemin e të zhvendosurve brenda vendit dhe aspekte tjera lidhur me rindërtimin e Afganistanit.
Gjermania kryeson Grupin mbështetës për Afganistanin që përbëhet nga 15 vendet më të mëdha donatore, Komisioni Evropian, agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

UASHINGTON.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka thënë se nuk ka plane imediate që trupat e Shteteve të Bashkuara t’i bashkohen ofenzivës kundër Kandaharit dhe se ende ka shpresa që talibanët të dorëzohen.
Rumsfeld ka thënë se liderët anti-talibanë kanë forca të konsiderueshme jashtë qytetit, bastionit të fundit të talibanëve në jug të Afganistanit.
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë mëkëmbur një bazë të avancuar muajin e kaluar rreth 100 kilometra larg Kandaharit, ku janë vendosur rreth 1.300 marinca.
XS
SM
MD
LG