Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia do të zgjerojë dërgesat e ndihmës humanitare për Afganistanin me hapjen brenda disa ditësh të korridorit të dytë për konvojet që do të shpien nga kryqyteti taxhik Dushanbe për në Mazar-i-Sharif në veri të Afganistanit.
Moska pak kohë më parë hapi disa spitale fushore në Kabul dhe një qendër humanitare ku punojnë rreth 100 të punësuar të Ministrisë për situata emergjente, të punëve të jashtëme dhe të shëndetësisë.
Zyrtarët e ministrisë së emergjencës në Kabul thanë se të punësuarit do të koordinojnë distribuimin e artikujve të ndihmës.
XS
SM
MD
LG