Ndërlidhjet

BON/BERLIN


Liderët afganë,pas negociatave nëntë ditëshe nënshkruan marrëveshjen për formimin e qeverisë së përkohshme në Afganistan, e cila bën thirrje edhe për vendosjen e paqëruajtësve të Kombeve të Bashkuara.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ,George Bush është shumë i kënaqur me marrëveshjen e arritur në Bon, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkaq në Berlin filloi konferenca dy-ditëshe ndërkombëtare për koordinimin e ndihmës për Afganistanin e cila, siç tha ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer duhet të japë sinjal të qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lë të vetmuar popullin afgan në uri dhe nevoja.
XS
SM
MD
LG