Duke iu përgjigjur kërkesave të Perëndimit, presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski ka amnistuar 11 persona nga lista prej 88 vetave të propozuar për amnesti nga ministri i Drejtësisë, të cilët mbahen në burgim apo në paraburgim nën akuzat se kanë qenë anëtarë të ish UÇK-së.
“Procesi i amnestisë vazhdon dhe ky është vetëm grupi i parë”, ka thënë zëdhënësja e presidentit, Dimka Ilkova - Boshkoviq, duke sqaruar se Trajkovski po shqyrton secilin rast të të arrestuarve.
“Procesi i amnestisë vazhdon dhe ky është vetëm grupi i parë”, ka thënë zëdhënësja e presidentit, Dimka Ilkova - Boshkoviq, duke sqaruar se Trajkovski po shqyrton secilin rast të të arrestuarve.