Ndërlidhjet

ATHINË


Gjendja në Ballkan, e vecanërisht zhvillimet në Maqedoni dhe Kosovë, kanë qenë në qendër të bisedimeve mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe gjegjësit të tij grek, Kosta Stefanopulos.
Putin foli kundër asaj që ai e cilësoi “kërkesa separatiste në Ballkan”, duke thënë se “askush nuk duhet lejuar të ri-skicojë hartën e Europës dhe se shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë, nuk mund t’u jepet shteti i tyre”. Koment të ngjashëm bëri edhe presidenti grek.
Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Greqi, Putin nënshkroi gjashtë marrëveshje dypalëshe që ngërthejnë fusha të ndryshme, që nga transporti ajror e deri tek kultura dhe policia.
XS
SM
MD
LG