Ndërlidhjet

KABUL


Zyrtarë opozitarë afganas thonë se nuk kanë dijeni për vend-ndodhjen e udhëheqësit shpirtëror taliban, Mullah Mohamed Omar dhe krye të dyshuarit për aktet terroriste të 11 shtatorit, Osama bin Laden.
Shtypi islamik afgan, njofton se Mullah Omar është larguar nga Kandahari, por në Islamabad, zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar anti-terrorizëm, Kentën Keit, thotë se besojnë që Mohamed Omar gjendet ende në qytet. Sidoqoftë, Hamid Karzai, kryesuesi i qeverisë së përkohshme të Afganistanit, ka thënë se janë në kërkim të Mullah Omarit, i cili nëse gjehet do të arrestohet dhe do t’i jepet drejtësisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG