Ndërlidhjet

NORFOLK


Presidenti George Bush, tha sot se lufta kundër terrorizmit në Afganistan, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nuk duhet të përfundojë me armëpushim apo marrëveshje, por me një fitore të Shteteve të Bashkuara, miqve dhe aleatëve të tyre.
George Bush tha se shumë terroristë kishin deklaruar se po përgatiteshin për një qëndresë të gjatë duke u fshehur në bunkerë të fortifikuar, të favorizuar nga territori i ashpër, por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po i gjejnë një nga një dhe po i nxjerrin nga skutat.
Presidenti amerikan, i bëri këto komente nga luftanija Enterprise, me rastin e 60 vjetorit të sulmit të Japonisë në Përll Harbor të ishujve Havai. Sulmi i befasishëm i 7 dhjetorit të vitit 1941, që shënoi edhe hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore, u morri jetën pothuaj 3 mijë amerikanëve.
XS
SM
MD
LG