Një zëdhënës i ministrisë izraelite të mbrojtjes, bën të ditur se izarelitët dhe palestinezët kanë përfunduar bisedimet e sotme të sigurisë, të zhvilluara në një vend sekret. Zyrtari refuzoi të japë hollësi rreth takimit por mësohet se në bisedime merrnin pjesë ushtarakë të lartë dhe zyrtarë të shërbimeve dypalëshe të zbulimit, i dërguari amerikan në Lindjen e Mesme, Antoni Zini si dhe përfaqësues të Agjensisë Qendrore amerikane të Informacionit, CIA.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.