Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Hans Hakerup nesër do të hapë solemnisht sesionin përurues të Asamblesë së Kosovës që doli nga zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit.
Sesioni inaugurues do të zgjedhë kryetarin e Asamblesë e duhet të zgjedhë edhe Presidentin e Kosovës. Mirëpo zgjedhja e Presidentit mund të shtyhet derisa partitë politike të merren vesh për ndonjë koalicion qeveritar.
Liderët e partive më të mëdha politike të Kosovës, Ibrahim Rrugova, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj ende nuk arritën ujdinë për bashkëqeverisje.
XS
SM
MD
LG