Ndërlidhjet

SHKUP


Forcat maqedonase të sigurisë, kanë vazhduar pa incidente depërtimin në zonat e krizës, dikur nën kontrollin e ish UÇK-së, ndërsa pohojnë se tensionet mbeten të larta pas vrasjes dje të dy shqiptarëve, në afërsi të fshatit Ratae të Tetovës. Patrullat e policisë nuk kanë qenë në gjendje as sot të hyjnë në tri fshatra të Tetovës; në Dobroshtë për shkak të barrikadave që kanë ngritur banorët, kurse në dy fshatra të tjerë, për shkak të motit të rënduar dhe rreshjeve të dëborës – raportojnë burime të policisë së Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG