Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SHANON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donal Rumsfeld ka thënë se luftëtarët afganë dhe trupat amerikane kanë arritur të avancojnë kundër guerrilëve të Al Kaidës në luftimet rreth maleve Tora Bora në lindje të Afganistanit dhe nja 50 luftëtarë të saj janë dorëzuar. Rumsfeld i ka përshkruar luftimet si të ashpra.
Ai nuk ka dhënë hollësi, por ka thënë se ata që u dorëzuan nuk konsiderohen liderë të Al Kaidës.

TORA BORA./AFGANISTAN
Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar të bombardojë rëndë rajonin malor Tora Bora në lindje të Afganistanit ku janë rrethuar luftëtarët e al Kaidës.
Një komandant vendor ushtarak afgan thotë se rreth 300 luftëtarë të Al Kaidës premtuan se do të dorëzohen duke filluar nga orët e sotme të mëngjezit, por kjo nuk ndodhi.
XS
SM
MD
LG