Ndërlidhjet

BAZA AJRORE BAGRAM/AFGANISTAN


Shtetet e Bashkuara nuk lakmojnë territorin afgan, por qëllimi i tyre i vetëm është dëbimi i terroristëve nga Afganistani dhe vendosja e një qeverie, e cila nuk do të strehojë terroristët, ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, i cili arriti pa pritur në Kabul dhe takoi Hamid Karzain, liderin e qeverisë së përkohshme të Afganistanit, që merr së shpejti detyrën.
Donald Rumsfeld ka thënë se pret që forca paqëruajtëse në Afganistan të numërojë, e shumta, rreth 5.000 ushtarë.
XS
SM
MD
LG