Ndërlidhjet

BERLIN


Bodo Hombah, Koordinatori Special i Paktit të Stabilitetit, i cili në shkurt të vitit të ardhshëm, zëvendësohet në detyrë nga politikani austriak Erhard Buzek, ka kritikuar sot Komisionin Europian, strukturat burokratike të të cilit, kanë frenuar, siç u shpreh ai, përpjekjet për të ndihmuar rajonet e dëmtuara nga lufta. “Ata më quajnë koordinator, por pjesë të burokracisë së Bashkimit Europian, as që dëshirojnë të koordinohen” – citohet të ketë thënë 49-vjeçari Hombah.
XS
SM
MD
LG