Ndërlidhjet

MOSKË


Kremlini njofton se presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, George Bush dhe Vladimir Putin, kanë diskutuar në linjë telefonike pasojat e vendimit për tërheqjen e Amerikës nga Marrëveshja për Raketat antibalistike, e vitit 1972.
Në komunikatën e Kremlinit thuhet se Putin ka përsëritur pozicionin e tij se vendimi i Shteteve të Bashkuara ka qenë “një gabim”, por ka theksuar gjithashtu se kjo nuk do të prekë sigurinë e Rusisë.
Dy presidentët kanë bërë thirrje për dialog të intensifikuar dhe kanë prekur një spektër të gjërë çështjesh nga marrëdhëniet bilaterale, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG