Ndërlidhjet

SHKUP


Përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Maqedoni kërkuan nga qeveria në Shkup që sa më parë të heqë punktet e policisë maqedonase nëpër rajonet e krizës dhe t’u mundësojë shqiptarëve lirinë e qarkullimit.
Përfaqësuesit e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së thanë se punktet policore janë të panevojshme.
Ndërkaq presidenti Boris Trajkovski ka amnistuar gjthsejt 64 persona, bashkë me nëntë që u liruan sot, nga lista e 88 personave të propozuar për amnesti nga ministri i Drejtësisë, që mbaheshin në burgim apo paraburgim me akuzë se kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së të demobilizuar.
24 të tjerët nuk kanë plotësuar kushtet për amnesti, thuhet nga kabineti i presidentit.
XS
SM
MD
LG