Ndërlidhjet

"FINDI I ABM - VARROSJE E LUFTES SE FTOHTE"


KATHLEEN KNOX



“Fundi i nje epoke”, dhe “Varrosja e luftes se ftohte”, jane vetem disa nga titujt ne gazetat amerikane dhe evropiane per te pershkruar vendimin e javes se kaluar te presidentit te Shteteve te Bashkuara Xhorgj Bush per heqjen dore te Uashingtonit nga Marreveshja per raketat antibalistike (ABM) nga viti 1972.
Kjo marreveshje ishte nenshkruar nga presidenti amerikan Ricard Nikson dhe lideri sovjetik Leonid Bezhnjev. Ideja e ujdise ishte qe kercenimi i shkaterrimit te sigurt dhe ne forme te ndersjelle do te evitonte luften berthamore. Rusia kete marreveshje e konsideronte epiqender te stabilitetit global. Presidenti i tashem amerikan Xhorgj Bush ate e konsideronte relikt te Luftes se Ftohte, qe pengonte Shtetet e Bashkuara per te zhvilluar sistemin e mbrojtjes raketore, qe do ta mbronte nga kercenimet e reaj nga te ashtuquajturat shtete te papergjegjshme, sic eshte Iraku dhe Koreja Veriore, per te cilat dyshohet se perpiqen te zhvillojne armatime berthamore.
Zhvillimi i javes se kaluar, ndonese eshte paralajmeruar tash sa kohe, eshte vleresuar si levizje historike.
Trevor Findli, kryesues i nje organizate jo-qeveritare qe vezhgon bisedimet, monitorimin dhe zbatimin e marreveshjeve nderkombetare per vendimin e Shteteve te Bashkuara thote:
“Marrevehja ABM eshte rast jashtezakonisht i rralle dhe rrjedhimisht eshte rast mjaft i rralle qe nje vend kaq i rendesishem te terhiqet nga nje marreveshje e tille”, thote Trevor Findli.
Megjithate terheqja e Uashingtonit nga Marreveshja ABM nuk eshte precedent historik, sepse ne vitin 1798 Shtetet e Bashkuara ishin terhequr nga aleanca dhe marreveshja komerciale 20 – vjecare me Francen. Ne vitin 1840 Kongresi i kishte dhene autorizime presidentit Xhejms Polk te terhiqej nga Marreveshja e vitit 1827 me Britanine e Madhe rreth shtetit veri-perendimor Oregon.
Ne keto raste presidenti amerikan kishte kerkuar miratimin e Kongresit para heqjes dore nga marreveshjet. Kushtetuta amerikane ofron vetem nje udherrefim te paqart dhe te pergjithesuar nese presidenti duhet te konsultohet para se te braktise marreveshjet e tilla. Ne rastin e Marreveshjes ABM presidenti Bush vetem ka informuar anetaret e Kongresit per vendimin, ndersa ka vendosur ne forme unilaterale. Disa anetare te Kongresit kane sinjalizuar se ata do te mund te sfidojne kete vendim te Bushit ne fillim te vitit 2002.
Disa eksperte thone se Marreveshja ABM nuk eshte e para nga e cila Shtetet e Bashkuara heqin dore madje as ne historine e re. Ne kete kontekst ata permendin rastin e vitit 1979 kur Xhimi Karter hoqi dore nga marreveshja amerikano-tajvaneze per mbrojtje te perbashket.
Por, Nikolas Sims ekspert per marreveshjet nderkombetare per kete rast thote se nuk eshte shembull klasik i terheqjes nga ujdia:
“Ajo ishte vetem konsekuence e njohjes se Republikes Popullore te Kines. Ajo nuk ishte terheqje e plote nga nje ujdi bilaterale”, thote Nikola Sims.
Sa i perket marreveshjes ABM, Shtetet e Bashkuara edhe nje here me pare ishin afer te heqnin dore nga ajo.
Ish presidenti Ronald Regan, qe kishte lansuar iniciativen e mbrojtjes strategjike, me e njohur si “Lufta e Yjeve”, gjate presidences se tij ne vitet e 80 gjithashtu kishte kerkuar forma per te hequr dore nga marreveshja ABM.
Ate qe nuk e kishte bere Ronald Regan, e ka bere kesaj rradhe presidenti aktual Xhorgj Bush.


XS
SM
MD
LG