Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka udhëzuar Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare që të hartojë procedurat legale dhe të tjera lidhur me trajtimin e shumë luftëtarëve talibanë dhe të Al Kaidës që janë zënë nga forcat anti – talibane në Afganistan.
George Bush ka thënë se është i bindur se aksionet ushtarake amerikane dhe të aleatëve në Afganistan kanë shpartalluar ashpër operimet e Al Kaidës, rrjetit terrorist të udhëhequr nga Osama bin Laden, të cilin e akuzon për sulmet terroriste të 11 shtatorit.
Presidenti ka thënë se forcat aleate kanë ndaluar qindra luftëtarë të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG