Ndërlidhjet

PARIS/UASHINGTON


Policia franceze thotë se personi i cili hipi në aerolanin amerikan që fluturonte mbrëmë nga Parizi për në Majami me materie shpërthyese të fshehur në këpucë ka qenë shtetas i Shri Lankës që udhëtonte me pasaport të Britanisë.,kurse autoritetet e Shtetve të Bashkuara që kanë marrë në pyetje personin e arrestuar thonë se ai ka qenë në mision vetëvrasës.
Ekuipazhi dhe udhëtarët e mposhtën keqdashësin duke tentuar të ndezë materien në fluturim e sipër dhe aeroplani me 197 udhëtarë aterroi sigurtë në Boston i përcejellë nga dy avionë ushtarakë amerikanë.
Zyrtarët e Francës po hetojnë se si ai njeri arriti të hyjë në aeroplan, përkundër masave të përforcuara të sigurisë.
XS
SM
MD
LG