Ndërlidhjet

NJU DELHI


Fluturaket luftarake të Indisë janë vendosur sot në bazat e linjës së parë përderisa vazhdon të mbretëroj gjendje e tensionuar me armikun tradicional dhe rivalin bërthamor, Pakistanin.
Ministri i mbrojtjes i Indisë, George Fernandes ka thënë se sistemi raketor i këtij vendi është në gjendje gatishmërie.
Agjencitë e lajmeve informojnë se në Nju Delhi janë tubuar liderët e Indisë për të diskutuar hapat e ardhshëm lidhur me mosmarrëveshjet e fundit me Pakistanin, pas sulmit vetëvrasës të 13 dhjetorit në Parlamentin e Indisë. Për këtë sulm India ka akuzuar dy grupe me seli në Pakistan që luftojnë kundër autoritetit të Indisë në Kashmir.
XS
SM
MD
LG