28 vjeçari, Richard Reid, i arrestuar në Shtetet e Bashkuara, i dyshuar se kishte synuar të shkaktoj një shpërthim në një aeroplan të udhëtarëve, duke bartur eksploziv në këpucët e tij, është një kriminel britanik, i cili u konvertua në fenë Islame gjatë qëndrimit në burg. Gazeta britanike “The Times” në numrin e sotëm raporton se ky person mund të ketë lidhje me Osama bin Ladenin, të dyshuarin e parë për sulmet terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.