Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica tha se shefi i shtatmadhorisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq kishte ofruar dorëheqje, por ai nuk e ka pranuar dhe gjenerali mbetet edhe më tej në këte detyrë.
Pavkoviq ka qenë kryegjeneral në kohën e ish president jugosllav, Sllobodan Millosheviq, kur ai urdhëroi vërsuljen kundër Kosovës.
Vojisllav Koshtunica njëherit i ka përsëritur thirrjen liderit të LDK-së, Ibrahim Rrugovës, për një takim lidhur me ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se ai është “lideri i vërtetë i shqiptarëve të Kosovës”.
XS
SM
MD
LG