Ndërlidhjet

KRAFORD/SHBA


Shtetet e Bashkuara e kualifikuan “ propagandë terroriste” videokasetën e re të Osama bin Ladenit të publikuar dje.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot McClellan, tha në Kraford, ku kalon pushimet presidenti George Bush, se ajo “nuk është asgjë më shumë se propagandë e njëjtë terroriste e dëgjuar edhe më parë”.
Zyrtarët e Britanisë thanë se kaseta konfirmonë përgjegjësinë e bin Ladenit për sulmet e 11 shtatorit.
Forcat e Shteteve të Bashkuara janë duke vazhduar përndjekjen e Osama bin Ladenit në Afganistan, por vend-ndodhja e tij mbetet e panjohur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG