Ndërlidhjet

GAZA


Negociatori palestinez, Nabil Shaath thotë se ka shpresa që takimet midis ministrit të Jashtëm izraelit, Shimon Perez, dhe kryetarit të Kuvendit palestinez, Ahmed Korei, të rezultojnë me zgjidhjen politike të krizës aktuale midis Izraelit dhe palestinezëve.
Këta të fundit kanë paraparë një raundë tjetër bisedimesh gjatë fundjavës, por kryeministri Ariel Sharon, mohon që bisedimet midis Perezit dhe Koreit të jenë afër ndonjë këthese. Bisedimet nuk kanë mandatin e qeverisë, ka thënë kyreministri izraelit.
XS
SM
MD
LG