Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan lëshoi një komunikatë në të cilën thotë se i vjen shumë keq për vendimin e Hakerupit, por e respekton vendimin e tij.
Në komunikatë thuhet se ndihmësi i parë i Hakerupit, Charles Brayshaw nga Shtetet e Bashkuara, do të jetë i ngarkuar i UNMIK-ut, derisa të kumtohet zëvendësimi.
Si merita të administrimit të Hakerupit përmenden miratimi i kornizës Kushtetuse, zgjedhjet e përgjithëshme dhe “arritja e një mirëkuptimi me autoritetet Jugosllave” që, siç thuhet, “i vë raportet midis UNMIK-ut dhe atyre në këmbë të shëndosha”.
“Hakerup ka bërë shumë për forcimin e pushtetit ligjor në Kosovë dhe i ka lënë buxhetin e plotë administratës së ardhshme të Kosovës”, thuhet veç tjerash në komunikatë.
XS
SM
MD
LG