Ndërlidhjet

KABULL


Ministri i Mbrojtjes i Afganistanit, Mohammad Fahim tha sot se ai beson që Osama bin Laden ka lënë Afganistanin dhe tash ndodhet në Pakistan, më saktë në Peshavar, duke shtuar se forcat e Shteteve të Bashkuara që gjurmojnë bin Ladenin duhet të kërkojnë ndihmë nga qeveria e Pakistanit.
Ndërkaq ministri i Jashtëm i Afganistanit, Abdullah Abdullah tha më herët se bin Ladeni ndodhet në pjesët jugore të Afganistanit.
Sidoqoftë, zyrtarët e Kabullit thanë se deri sa të jetë e sigurtë se të gjitha rajonet e vendit janë pastruar nga të gjitha mbeturinat e luftëtarëve taliban dhe të al Kaidës, atëherë nuk do të ketë nevojë për bombardime të aviacionit amerikan.
XS
SM
MD
LG