Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara janë duke u përpjekur intenzivisht për uljen e tensioneve midis rivalëve bërthamorë, Pakistanit dhe Indisë, ka thënë presidenti George Bush, duke shtuar se Colin Powell sekretar i shtetit, ka qenë në kontakt me liderët më të lartë të dy vendeve.
George Bush ka thënë se ai ka besim te presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf duke qenë edhe aleat kyç në luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit. Bush ka thënë se është i inkurajuar nga hapat që ka marrë së fundit Musharaf për arrestimin e nja 50 ekstremistëve islamik.

ISLAMABAD/NJU DELHI.
Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf është zotuar sot se ai kurrë nuk do të inicojë luftë dhe ka thënë se është i gatshëm të takojë kryeministrin e Indisë, Atal Behari Vajpayee gjatë samitit rajonal të javës së ardhshme në Nepal.
Musharaf ka thënë se liderët e Indisë duhet të tregojnë gatishmëri të ngjashme por zyrtarët e Nju Delhit thanë se nuk është i mundur takim midis liderëve të dy vendeve anash atij samiti, dhe i kanë bërë apel bashkësisë ndërkombëtare për mbështetje në luftimin e fundamentalistëve islamikë me bazë në Pakistan.
XS
SM
MD
LG