Ndërlidhjet

KRAFORD-LONDËR


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush në fjalimin e rregullt drejtuar kombit ka thënë se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë edhe në vitin 2002. ” Nuk e dijmë se sa mund të zgjasë kjo, por mund të përfundojë vetëm në një mënyrë, e kjo është fitorja e Amerikës dhe fitorja e lirisë”, ka thënë George Bush.
Në Londër, kryeministri i Britanisë, Tony Blair ka thënë se në luftimin e terrorizmit është bërë “ progres i madh” dhe i është bashkuar kërkesave të presidentit amerikan për çrrënjosjen e pasuesve të Osama bin Ladenit në Afganistan dhe t’i jepet mbështetje qeverisë së re të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG