Ndërlidhjet

KRAFORD/TEKSAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush në biseda telefonike me kryeministrin e Indisë, Atal Behari Vajpayee dhe presidentin e Pakistanit, Pervez Musharaf, u ka bërë apel që të ulin tensionimet, ndërkohë që dy vendet me armatim bërthamor kanë bërë përqëndrimin më të madh të trupave në kufi në 15 vitet e fundit.
Gjatë bisedës me Musharafin, Bush ka insistuar që ai të ndërmarrë masa plotësuese “të rrepta e të vendosura” për eliminimin e ekstremistëve, të cilët orvaten të dëmtojnë Indinë, minojnë Pakistanin, provokojnë luftë midis Indisë dhe Pakistanit dhe destabilizojnë koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG