Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

ISLAMABAD


Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Abdul Satar ka thënë se India ka përqëndurar nja tetë divizione të reja forcash dhe qindra aeroplanë përgjatë vijës së kontrollit që ndan dy palët në Kashmirin e trazuar, dhe Pakistani mund të detyrohet që forcat nga kufiri me Afganistanin t’i transferojë në kufirin me Indinë, nëse tensionimet vazhdojnë.
Trupa të Pakistanit janë përqëndruar përgjatë kufirit me Afganistanin ku janë inkuadruar në përndjekjen e Osama bin Ladenit dhe pasuesve të Al Kaidës.
Ndërkohë, qeveria e Pakistanit ka bllokuar xhirollogaritë e dy shkencëtarëve atomik të dyshuar për lidhje me terroristin e dyshuar Osama bin Laden.
XS
SM
MD
LG