Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia u është përgjigjur kritikave të Shteteve të Bashkuara lidhur me intervenimin ushtarak në Çeçeni, duke thënë se fuqitë Perëndimore nuk duhet të vënë standarde të dyfishta në përndjekjen e terroristëve të supozuar.
Sekretari i Këshillit të sigurisë ruse,Vlladimir Rushaillo, citohet të ketë thënë se terroristët, kudo që të ndodhen, mbesin terroristë dhe ashtu duhet të shihen, e jo si luftëtarë të lirisë.
Rusia e ka paketuar luftën e saj dyvjeçare në Çeçeni si “fushatë anti-terroriste”, duke e mbrojtur intervenimin e saj atje si punë të brendëshme.
XS
SM
MD
LG