Ndërlidhjet

DUBAI


Arabia Saudite dhe vendet simotra arabe të Gjirit do të bëjnë gjithçka munden për të luftuar terrorizmin për aq sa roli i tyre do të ishte konform mësimeve të Islamit, ka thënë mbreti Fahd në një intervistë për agjencinë zyrtare të Omanit.
“Është normale që ne bashkëpunojmë për çrrënjosjen dhe zbrapsejen e këtij djalli. Arabia Saudite e vendet simotra nga Gjiri do të kontribuojnë me krejt çka munden që të mbështesin përpjekjet ndërkombëtare në këte aspekt me kusht që këto përpjekje të jenë në vijën e mësimeve tona mëshiruese islamike dhe ligjet ndërkombëtare”, ka thënë mbreti Fahd.
XS
SM
MD
LG