Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Autoritetet e Pakistanit e kanë arrestuar ish liderin e grupit islamik Lashkar-e-Taiba, dhe mbi 20 anëtarë të tjerë të organizatës, që qeveria e Indisë i akuzon për ndërlidhje me sulmin vetëvrasës në parlamentin në Nju Delhi.
Hafiz Saeed është akuzuar për mbajtjen e fjalimeve të zjarrta dhe nxitjen e dhunës, njofton Asoshieted Press.
Veprimin e Pakistanit, ministri i Jashtëm i Indisë Jaswant Singh e vlerësoi si një hap përpara.
Ndërkohë, në kufirin mes Indisë dhe Pakistanit njoftohet për shkëmbim zjarri në rajonin e Kashmirit.
XS
SM
MD
LG