Ndërlidhjet

KATMANDU


Para fillimit të sesionit të diskutimeve, të takimit të ministrave të jashtëm të nismës për Bashkëpunim Rajonal të vendeve të Azisë Jugore, shefat e diplomacisë së Pakistanit dhe Indisë janë fotografuar pranë njëri-tjetrit, në një bisedë miqësore. Ndërsa samiti pritet të fokusohet në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkërendimin e përpjekjeve kundër terrorizmit ndërkombëtar, kryeministri i Indisë, Atal Behari Vaxhpaji, ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së bisedimeve dypalëshe me udhëheqësin ushtarak të Pakistanit, presidentin Pervez Musharraf.
XS
SM
MD
LG