Ndërlidhjet

BUENOS AIRES


Disa mijëra argjentinas kanë vazhduar protestat në rrugët e kryeqytetit, vetëm pak orë pasi presidenti i ri, Eduardo Duhalde, premtoi t’i japë fund krizës aktuale ekonomike dhe sociale. Ndjekës i bindjeve majtiste të ish-udhëheqësit argjentinas, Huan Domingo Peron, Duhalde premtoi në fjalimin përurues, një kurs të ri ekonomik të ndryshëm nga ai i deritanishmi, të cilin e fajësoi për politika të shfrenuara të tregut të lirë që prodhuan kaos.
XS
SM
MD
LG