Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti i Mbrojtjes, sinjalizon se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë arrestimin e udhëheqësit shpirtëror taliban, Mullah Mohamed Omar, nëse ai u dorëzohet autoriteteve të Kabulit. Sipas raporteve të mëhershme, kërkimet për Mullah Omarin kanë vazhduar në provincën Baghran dhe në Kandahar.
Po sot, filloi edhe ndërrimi i kontigjentit të marinsave amerikanë në Kandahar me njësitet e para të mbi 1 mijë ushtarëve që planifikohet të mbërrijnë gjatë këtyre ditëve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG