Ndërlidhjet

PRISHTINË


Letra që paqeruajtësit norvegjezë me shërbim në Kosovë, gjetën të dielën dhe për të cilën dyshohej se përmbante antraks, ishte një rreng – raporton zëdhënësi i Aleancës, Dez Sllejvën. "Letra u ishte dërguar drejtuesve të NATO-s dhe ishte shkruar në gjuhën shqipe", citon agjencia e lajmeve AP një zyrtar të KFOR-it. Përgjigja nga laboratori i Bullgarisë, ku pluhuri i bardhë u dërgua për ekzaminim, sidoqoftë nuk ka mbërritur ende.
XS
SM
MD
LG