Ndërlidhjet

JERUZALEM


Izraelitët kanë arrestuar pesë militantë të dyshuar islamikë gjatë një ekspedite në territoret palestineze, ndërsa kumtojnë se trupat e tyre janë tërhequr gjatë natës, nga disa pjesë të Bregut Perëndimor.
Hapi i paraprin mbërritjes sot në rajon, të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Antoni Zini. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Izraelit, Gidon Meir, tha se tërheqja u bë pas zbutjes së dhunës, të vërejtur javën e kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG