Ndërlidhjet

ANKARA


Delegacioni i senatorëve amerikanë tha në Ankara se çfarëdo aksioni i Shteteve të Bashkuara kundër liderit irakian, Sadam Hussein, duhet bërë pas konsultimeve dhe bashkëpunimit me Turqinë, por gjithashtu edhe me qeveritë e tjera të moderuara në rajon. Liderët e Turqisë frigohen se dëbimi i Sadam Huseinit nga pushteti, mund të sjellë si rezultat që kurdët e Irakut të themelojnë shtetin e tyre, duke provokuar trazira në mesin e popullatës kurde të Turqisë.
Senatorët John McCain dhe Joseph Lieberman të cilët udhëheqin delegacionin në turneun njëjavësh në Azinë Qendrore, u ndalën edhe në Ankara.
XS
SM
MD
LG