Ndërlidhjet

KATMANDU


Pakistani ka kërkuar nga India që t’i tërheqë trupat nga kufiri i përbashkët, ku dy vendet kanë përqëndruar forcat. Shtetet e Bashkuara thanë se janë të inkurajuara nga hapat që ka marrë presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, kundër ekstremistëve dhe uljen e tensioneve me Indinë.
Udhëheqësit e Pakistanit dhe Indisë, Pervez Musharaf dhe Atal Behari Vajpayee, ishin në banketin e organizuar në kryeqytetin e Nepalit ku nesër fillon samiti i liderëve nga Azia jugore, por ata nuk kanë paraparë ndonjë takim të veçantë midis tyre.

BANGALORE/INDI.
Kryeministri britanik, Tony Blair, arriti në Indi, në kuadrin e turneut në Azinë jugore që ka synim uljen e tensionimeve ushtarake midis Indisë dhe Pakistanit.
Tony Blair tha se fakti që dy vendet kanë kapacitete bërthamore i bën tepër të nevojshme përpjekjet që të ndikohet për qetësimin e situatës.
Kryeministri i Britanisë do të shkojë nga India në Pakistan.
XS
SM
MD
LG