Autoritetet pakistaneze bëjnë të ditur se policia ka arrestuar orët e para të mëngjesit mbi 100 aktivistë islamikë, mes të cilëve edhe mbështetës të grupeve militante që veprojnë në Kashmir. Raportohet se megjithatë, tensionet mbeten të larta në kufi, ku si pasojë e konfrontimeve gjatë natës dhe sot në mëngjes, forcat indiane qëlluan mbi një fshat pakistanez, duke vrarë një civil dhe plagosur një tjetër.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.