Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nga të ftohtit e pazakontë që ka përfshirë Kosovën ditëve të fundit, kanë humbur jetën dy gra, njëra në rrethinat e Gjakovës dhe tjetra në Shalën e Bajgorës. Përveç temperaturave të ulëta, që sot shënuan minus 13 gradë celcius, gjendjen e qytetarëve e kanë vështirësuar kufizimet kronike të energjisë elektrike, të cilat sjellin mungesë uji dhe ngrohje. Sipas paralajmërimeve të zyrtarëve të Kosorporatës Energjitike të Kosovës, prej nesër reduktimet do të bëhen sipas regjimit tre orë me rrymë dhe tre orët vijuese pa të.
XS
SM
MD
LG