Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

KATMANDU, Nepal


Agjensitë perëndimore të lajmeve citojnë burime pakistaneze të kenë thënë se ministrat e jashtëm të Indisë dhe Pakistanit, janë takuar në anekset e samitit të shtatë vendeve të Azisë Jugore, por kjo është mohuar nga zëdhënësja e qeverisë së Indisë, Nirupama Rao.
Në hapje të konferencës, presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, i zgjati dorën dhe e ftoi publikisht kryeministrin e Indisë për një miqësi të sinqertë mes dy vendeve, së cilës Atal Behari Vaxhpaji iu përgjigj duke thënë se “shtrëngimi i duarve duhet të pasohet nga një luftë kundër terorizmit”. Musharraf u shpreh nga ana e tij se liderët e Azisë Jugore duhet të bëjnë dallimin mes terrorizmit dhe asaj që ai e cilësoi “rezistencë legjitime”, duke iu referuar qartë trazirave në Kashmir.
XS
SM
MD
LG