Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Shtetit thotë se fushata ajrore në Afganistan ka qenë e suksesshme, pavarësisht se nuk janë kapur ende drejtuesit e Al-Kaidës apo regjimit të përmbysur taliban – deklaroi sot zëdhënësja e Pentagonit, Viktoria Klark. Një tjetër zëdhënës, gjenerali Xhon Stufëlbim, ka konfirmuar se trupat tokësore të Shteteve të Bashkuara po kërkojnë imtësisht në rrethinat e Kabulit për prani eventuale të kampeve stërvitore të Al-Kaidës dhe luftëtarëve talibanë.
Raportohet po ashtu se aviacioni amerikan ka kryer në mëngjes, sulme ajrore në disa rajone në Lindje të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG