Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje deputeteve të Asamblesë së Kosovës që më në fund të merren vesh për presidentin e Kosovës, të administruar nga Kombet e Bashkuara.
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Javier Solana thotë në një deklaratë se “populli i Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare tash dy muaj po presin për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës”.
Në deklaratën e publikuar para sesionit të caktuar më 10 dhjetor, Solana thotë se “është koha që përfaqësuesit e Kosovës të zgjedhur në Kuvend, t’i plotësojnë përgjegjësitë e veta”.
XS
SM
MD
LG