Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sulmet ajrore të aviacionit të Shteteve të Bashkuara janë duke goditur rajone në Afganistan ku anëtarë të rrjetit terrorist al Kaida përpiqen që të rigrupohen, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit.
Zyrtarët e forcave amerikane njoftuan se kanë kapur dy zyrtarë të lartë të rrjetit terrorist Al kaida të Osama bin Ladenit,të cilët mund të ofrojnë informata të vlefshme për përpjekjet e luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Shefi i Shtatmadhorisë,gjenerali Rishard Myers ka thënë se zyrtarët e kapur më herët të al Kaidës dhe talibanëve u kanë dhënë forcave amerikane disa informata fort të vlefshme për të parandaluar sulmet e armikut.
XS
SM
MD
LG