Ndërlidhjet

SHKUP


Forcat qeveritare të rendit të Maqedonisë kanë vazhduar të hyjnë në rajonet e kontrolluara më parë nga ish luftëtarët e UÇK-së së demobilizuar, ndërkaq politikanë të nivelit të lartë argumentojnë se siguria në vend do të ndikohet nga zhvillimet e ardhshme në Kosovë.
Kryeministri Lupço Georgievski, kryetari i Kuvendit, Stojan Andov dhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Popovski në intervista të veçanta për mediat e Shkupit janë të një mendje se pjesa më e rëndë e krizës në Maqedoni ka përfunduar, por kanë thënë se zhvillimet e ardhshme do të varen nga rrjedhat e krizës politike në Kosovën fqinje.
XS
SM
MD
LG